Flash News

KRYESORE

Rama pritje të ftohtë Mustafës, puthje dhe përqafime për Zaev dhe Brnabic

Marrëdhëniet e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Isa Mustafës, nuk janë në momentin më të mirë të tyre dhe kjo u pa edhe gjatë pritjes që kreu i qeverisë së Shqipërisë u bëri homologëve të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

I pari që mbërriti në rezidencën në Durrës ishte kryeministri Mustafa. Një shtrëngim duarsh dhe një bisedë disa sekondëshe përpara kamerave ishte mënyra se si Rama priti homologun e tij nga Prishtina.

Por situata ndryshoi kur menjëherë pas Mustafës u shfaq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Pritja e Ramës për Zaev ishte dukshëm më e ngrohtë se ajo me Mustafën, e shoqëruar me puthje dhe përqafime.

E njëjtë ishte sjellja e kryeministrit Rama me homologen serbe, Ana Brnabic, e cila viziton për herë të parë Shqipërinë. Rama u tregua shumë miqësor dhe dashamirës me kryeministren e Serbisë, si për të treguar edhe njëherë marrëdhëniet e mira që ai ka me pushtetin në Beograd.

Rama dhe Mustafa e kanë dëshmuar disa herë se nuk e preferojnë njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për drejtimin e qeverive në të dyja anët e kufirit dhe në një kohë kur Kosova ndodhet në krizë politike për shkak të mosformimit të qeverisë së re, kryeministri shqiptar ka preferuar të takohet joformalisht vetëm me Ramush Haradinajn, pretendetin e parë për kryeministër të Kosovës.

 

Të fundit