Flash News

KRYESORE

Rama promovon ‘Mimoza llasticën’ në Himarë: Shenjë e sigurt e asaj që do ndodhë vit pas viti

Rama promovon ‘Mimoza llasticën’ në Himarë:

Vlora është përcaktuar si stacioni i fundit i takimeve elektorale të PS për 30 qershorin.

Gjatë fjalimit të tij në Himarë, Rama u ndal edhe te këshilltarët e rinj, konkretisht te Zhaklina Dhimojani, aktorja, e cila u bë e famshme që në fëmijëri me personazhin e dashur të shqiptarëve ‘Mimoza Llastica’.

Duke e cilësuar si një personazh që edhe pse jeton në Zvicër, jep kontribute solidare për Himarën, Rama tha se anëtarësimi i saj është një shenjë e sigurt e asaj që do ndodhë vit pas viti.

“Më vjen shumë mirë që këtu në Himarë është krijuar edhe një ekip i ri për këshilltarët e bashkisë, pjesë e të cilit është një vajzë himarjote që shumë nga ne që jemi në një farë moshe e njohin si ‘Mimoza llasticëm’, Zhaklina Dhimojanin. Jeton në Zvicër, vazhdimisht vjen në Himarë dhe dëshira e saj për të kontribuar për këtë vend bashkë me të shoqin zviceran, kanë bashkëpunuar me bashkinë dhe është tashmë një nga anëtare e reja të këshillit bashkiak të bashkisë së Himarës me meritë të plotë dhe një shenjë e sigurt e asaj që do ndodhë vit pas viti. Himariotët  kanë qenë përherë emigrantë, janë produkt i modeleve më të mira të marra nga emigracioni”, tha Rama.

‘Mimoza Llastica’ i futet politikës, kandidatë e PS për Këshillin Bashkiak

Të fundit