Flash News

KRYESORE

Rama: Pse lashë jashtë qeverisë Saimir Tahirin

Rama: Pse lashë jashtë qeverisë Saimir Tahirin

Kryeministri Rama po vijon nje takim pune me gazetaret në Vlorë. Pyetjet pse u la jashtë Saimir Tahiri, Rama i është përgjigjur me shumë diplomaci, duke thënë se qeveria nuk është si puna e kombëtares që të thërrasë më të mirët, apo më të suksesshmit. Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit. Nuk ëshë që qeveria është seleksion i atyre që do hynë në fushë dhe të tjerët janë në stol. Ne kemi nevojë shumë të madhe që të kemi të tre komponentët edhe partinë, edhe qeverinë, edhe grupin. Nëse komponenti i grupit do na dobësoje dhe nuk do investohej, ne do kishim problem shumë të madh dhe për vetë qeverinë. Qeveria ka nevojë që të ketë një grup që të mbajë nën presion. Pjesa tjetër është fakti se kështu është lloji i partisë. Aty do kemi kapacitete të mira që të vazhdojnë punën me drejtimin e këtij koalicioni që them unë. Për të hapur dhe ripërtërirë partitë”, tha Rama na restoranti ku hante mëngjes me tre gazetarë të politikës.

Të fundit