Flash News

KRYESORE

Rama: Pse mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën

Rama: Pse mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar

Ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga 30 qershori dhe mazhoranca përgatitet për zgjedhjet vendore, kryeministri Rama e ka cilësuar fushatën të komplikuar në kushtet kur opozita nuk kandidon.

Gjatë një takimi elektoral me banorë të njësisë nr.2 në Tiranë, Rama foli pse mungesa e kundërshtarëve e bën të të tillë kë proces dhe kërkoi nga ata që administrojnë procesin të jenë korrektë.

“Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.

Pra, ata që administrojnë procesin të jenë korrekt, sepse ne mungesë të garës mund të jenë të pavëmendshëm për dokumentacionin, të ndjekin procedurat që procesi të jetë korrekt. Pluralizmi është secili mund të zgjidhet nëse dëshiron të paraqitet, secili është në mendjen e vet, kush nuk do të hyjë nuk mund të marrë peng edhe ata që duan të shkojë në zgjedhje, është vetëvrasje politike spektakolare bojkoti”, tha Rama.

 

Të fundit