Flash News

KRYESORE

Rama publikon qëndrimin e regjisorit Duni: Ndërtimi i teatrit është emergjencë kombëtare

Kryeministri Edi Rama rikthehet te çështja e prishjes së teatrit. Sot ai ndan me ndjekësit e tij në Facebook, qëndrimin e aktorit dhe regjisorit Spiro Duni. Sipas kryeministrit, edhe Duni kërkon si shumica dërmuese e komunitetit teatrot një godinë të re.

“Spiro Duni, aktor dhe regjisor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.”, shkroi Rama.

Më poshtë është edhe qëndrimi i Dunit në lidhje me këtë çështje mjaft të nxehtë në vend.

“Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!”

Të fundit