All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama punëson avokatin e VIP-ave kundër gazetarit të Bild, me tarifë 750 euro ora

Rama punëson avokatin e VIP-ave kundër gazetarit të Bild, me
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq gazetarin e “Bild”, Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve të bujshme për blerjen e votave.

All - Paragraf - 3

Piter Tiede ka publikuar  gjatë dy javëve në gazetën gjermane “Bild” përgjime të dosjeve 339 dhe 184 në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës, si edhe në zgjedhjet lokale të 2016-ës, në Dibër.

Nga përgjimet, del se funksionarë të lartë, deri tek kryebashkiaku Vangjush Dako, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Gjiknuri e Tahiri kanë komunikuar me personazhe të botës së krimit, për të siguruar votat për Partinë Socialiste.

Menjëherë sapo nisi publikimi i këtyre përgjimeve, Rama deklaroi se do të merrte masa për të paditur gazetarin Tiede.

Me këtë lëvizje Rama pretendon se gjykatat gjermane do të vendosin drejtësi.

Më herët Rama ka pranuar vërtetësinë e këtyre përgjimeve, duke shkuar deri aty sa të thotë se do t’i bënte sërish ato biseda. Padia e Ramës është e pazakontë, duke qenë se përgjimet janë me fakte.

Por le të ndalemi tek figura e avokatit që Rama do të punësojë.

Nga një kërkim në internet për avokatin Matthias Prinz, rezulton se ai është emër i specializuar në fushën e ligjeve për reputacionin, shpifjen, mediat dhe argëtimin.

CV-ja e tij është mjaft e pasur në mbrojtjen e VIP-ave, ku mes tyre përmendet David Beckham, familja mbretërore suedeze, Audi, T-Mobile, Volskëagen, princesha e Hanoverit etj.

Pagesa për këtë avokat është 750 euro në orë, ndërkohë që rroga e kryeministrit është vetëm 1400 euro në muaj, pa taksat. Natyrshëm lind pyetja: Si do ta paguajë kryeministri tarifën e avokatit?

 

 

Të fundit