Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “qetëson” shqiptarët me “cicërimat” e Trump

Rama “qetëson” shqiptarët me “cicërimat”

Kryeministri Edi Rama shpërndau pasditen e të hënës një koment në Facebook, ku citonte një Twitter të Presidentit të ShBA Donald Trump për koronavirusin. Trump shkruan se “vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta & ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”, shkruan Trump, cituar nga Kryeministri Rama.

Ndërkohë këtë Tëitter të Trump, Rama e komenton kështu: “Frikë aspak, kujdes po! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë”, shkruan Kryeministri.

Shqipëria konfirmoi të hënën dy rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi. Ata janë babë e bir nga Tirana, ku dyshohet se i biri është “pacienti zero” i infektuar nga koronavirusi, ndërsa i ati është infektuar prej tij. 28-vjeçai i infektuar me koronavirus ishte kthyer në datën 26 shkurt nga Firenze nëpërmjet rrugëve tokësore.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157509414996523/?type=3&theater

Të fundit