Flash News

KRYESORE

Rama reagon për përmbytjet: I gjithë shteti është në këmbë, kemi marrë masat

Rama reagon për përmbytjet: I gjithë shteti është

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përmbytjet që kanë përfshirë vendin si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Rama thekson se kjo situatë po përballohet me angazhim maksimal dhe i gjithë shteti është në këmbë për të qenë pranë qytetarëve.

Kryeministri paralajmëron rëndim të gjendjes në jug të vendit, megjithatë thekson se janë marrë masat për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman.

Reagimi:

Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.

 

Të fundit