Flash News

KRYESORE

Rama reflekton pas Samitit të Berlinit: Nuk do ketë ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Rama reflekton pas Samitit të Berlinit: Nuk do ketë ndryshim kufijsh

Kryeministri Edi Rama, pas kthimit nga Samiti i Berlinit, ka ndryshuar qasje për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. I njohur si promotor i tezës sw Hashim Thaçit, Rama është tani deklaron se nuk do të ketë vendosje kufijsh etnikë mes dy vendeve.

“Ashtu sikundër është thënë qartë nga presidenti Thaçi dhe nga gjithë të tjerët, nuk bëhet fjalë dhe nuk është bërë kurrë fjalë për të vendosur kufij të rinj etnikë. Kjo është vija e kuqe dhe pjesa tjetër është e hapur për diskutim, ashtu si duhet të ishte dhe jetë. Unë nuk mund të them asgjë tjetër përpos që ka pasë një angazhim të qartë. Më e rëndësishmja është që mbledhja nuk ka mbaruar të hënën për të mbyllë çështjen, por ka mbaruar për ta vazhduar çështjen të trajtohet ashtu si duhet edhe nën mbikëqyrjen e dy liderëve kryesorë të Evropës [Angela Merkel dhe Emmanuel Macron]”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova, duke shtuar:

“Këtu nuk bëhet fjalë për të bërë shkëmbime territoresh, ose për të vendosur kufij etnikë. Këtu bëhet fjalë për ta gjetur një rrugë të përbashkët zgjidhjeje dhe për të arritur tek njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pastaj nga ana e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, e më pas nga Rusia, Kina dhe kështu me radhë”, përfundoi Rama.

Të fundit