Flash News

KRYESORE

Rama riciklon të dënuarit, emëron drejtor Nexhip Merollin

Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Bordit të Kullimit, Nexhip Merollin, të dënuarin nga gjykata për falsifikim vulash, stambash dhe formularësh.

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka publikuar dokumentet e Merollit, që dëshmojnë për kundërvajtjen penale të tij si dhe emërimin në postin e ri, të vulosur dhe firmosur nga Niko Peleshi.

“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!", shkruan deputeti Braimllari. 

Të fundit