Flash News

KRYESORE

Rama: Rrezik nga kllounët me pantallona të shkurtra, në administratë ka grabitqarë e parazitë

Rama: Rrezik nga kllounët me pantallona të shkurtra, në

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit. Teksa shprehet se rritja ekonomike është në hapat e duhur, Rama tha se do bëjë të pamundurën për të zhdukur korrupsionin e grabitqarëve dhe parazitëve të administatës, të cilët i quan kllounë me pantallona të shkurtra që u nxijnë jetën bizneseve.

Ndaj Rama u bën thirrje bisneseve që të mos bëhen palë me ta, por të telefonojnë  dhe të raportojnë problemet e tyre.

 “Jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë që ka në administratë, jeni të parët që këta ti luftojmë së bashku. Është e mundur që këta qeveria i lufton edhe pa ju, po do të kërkojë edhe shumë kohë dhe do të ketë shumë plagë në trupin tuja se ata do shqyejnë çjerrin dhe dëmtojnë nëse di tua jepni. Na vini në provë të drejtëpërdrejtë dhe vini në provë këtë urë të re, që është ministrja e shtetit dhe zyra e sa për mbrojtjen e sipërmarrjes”, u shpreh Rama duke shtuar më tej se miku më i mirë i biznesit është Qeveria.

Të fundit