Flash News

KRYESORE

Rama: Rroga e mjekëve në Shqipëri është më e madhe sesa në Gjermani

Rama: Rroga e mjekëve në Shqipëri është më e madhe

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me “Mjekët për Shqipërinë”, bëri një llogari të të ardhurave të tyre në Shqipëri dhe fitimeve të tyre nëse ikin në Gjermani.

Sipas Ramës, nëse një mjek specialist punon jashtë Tiranës, merr bonusin prej 2.5 milion lekë (të vjetra). Ai u shpreh se fitimet e mjekëve janë më të mëdha se në Shqipëri, sesa nëse ata punojnë në Gjermani, duke iu hequr taksat.

“Ka një bonos mbi rrogën, 2.5 milionë lekë të vjetra për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet jashtë Tirane. Marrin një rrogë, që po të heqim taksat që do të paguajnë po të ishin në Gjermani, është më e madhe sesa në Gjermani. Në xhep ju mbetet më shumë sesa do iu mbetej në Gjermani”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se pagat e mjekëve janë rritur dhe po rriten. Po ashtu sipas tij, po rriten kapacitete për t’i vënë në dispozicion mjekëve infrastrukturën për  të ushtruar punën e tyre.

Të fundit