Rama sërish paralajmëron mediat: Ndal klithmave nëpër studiot e tv, mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar sërish një tjetër paralajmërim mediave, sa i takon raportimeve për ngjarjet që lidhen me tërmetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri i paralajmëron se në sajë të gjendjes së jashtëzakonshme, do të merren masa të rrepta, teksa i referohet rasteve në Japoni me median private.

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat!”, shkruan Rama ndër të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri ka paralajmëruar median fill pas ngjarjes që u mori jetën 51 personave. Deri tani është mbyllur një faqe online dhe u arrestua një 25 vjeçare për një status në Facebook, me arsyetimin se po përhapte panik.