Flash News

KRYESORE

Rama shfaqet me Visho Ajazin në Samitin e NATO-s

Gjatë mandatit të parë, kryeministri Edi Rama, por edhe ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishin jo pak kritik ndaj Visho Ajazit, asokohe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Por me mandatin e dytë, Rama ndryshoi qëndrim sa i takon Ajazit.

Visho Ajazi, me propozimin e qeverisë u emërua në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Sot, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet e samitit të NATO-s, të mbajtur në Bruksel ku është shfaqur për herë të parë në krah të Ramës, Bushatit e Xhaçka edhe Visho Ajazi.

Ndërkohë, sa i takon Samitit, Rama shkruan se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm🇦🇱

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut🤝”.

Të fundit