Flash News

KRYESORE

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin nga Kosova

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për shkarkimin nga detyra të Hajrulla Çekut i cili mbante pozicionin e zëvendësministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Çeku ishte një nga katër zëvendësministrat nga Kosova të cilët janë pjesë e ekzekutivit, të emëruar nga kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të dytë qeverisës.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi ndërkohë që në faqen e kryeministrisë është publikuar edhe vendimi për lirimin nga detyra të Ervin Demos, i cili pak kohë më parë njoftoi dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Të fundit