Flash News

KRYESORE

Rama shkarkon një tjetër drejtor: Ka pasur ankesa për zvarritje të procesit

Rama shkarkon një tjetër drejtor: Ka pasur ankesa për zvarritje

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar një tjetër drejtor të administratës ditën e sotme. Njoftimin për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Hipotekës Fieri, Rama e bëri live ku po prezantonte disa nga ato që ai i quan histori suksesi të platformës.

“Vjehrri jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e Hipotekës së Fierit. Kemi pasur disa raste nga Hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.

Kur kam parë këtë raportin e sotëm ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Hipotekës dhe ndërkohë thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritjeje”, tha Rama.

 

 

Të fundit