Rama shkeli ligjin? Faqja që nxori foton replikon: Më e ndershme të pranoje gabimin

Faqja e njohur satirike ““Brryli Broadway”, ka replikuar sërish pas publikimit të fotos së kryeministrit duke pirë cigare brenda një lokali. Duke iu përgjigjur akuzave të tij të parë, që i cilësoi ‘kazan’, BB i thotë kryeministrit se do të ishte me e ndershme të pranoje se ka shkelur ligjin dhe jo të dëgjonte këshillat e Endri Fugës.

Në replikën e tij, kryeministri Rama përmendi me ironi edhe Fevziun, i cili i kishte dhënë ‘like’ fotos së tyre. BB i thotë Ramës se “nuk ka gojë të flasë për gazetarin sepse e ka mbajtur në pëllëmbë të dorës”.