Flash News

KRYESORE

Rama shpall Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, pret sugjerimet e popullit për kalendarin e aktiviteteve

Ende pa marrë ende votëbesimin e parlamentit dhe miratimin e presidentit për qeverinë e re, Rama mori vendimin e parë, duke tentuar të prekë ndjenjat patriotike të shqiptarëve, me festime e mbledhje jubilare, në vitin 2018. Rama postoi në facebook motimivimin për vendimin e parë, shpalljen e 2018-s si viti i Skënderbeut. “Qeveria e Re e Shqipërisë, shkruan Rama, në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.

Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur”.

Festime të mëdha për vitin e Skënderbeut janë bërë 50 vjet më parë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, në 1968, kur në Tiranë u vendos monumenti i Skënderbeut, vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon, u bënë botime e sesione të rëndëssihme shkencore dhe artistike, si dhe u vu në skenë opera “Skënderbeu” e Prenkë Jakovës.

   

Të fundit