Flash News

KRYESORE

Rama shpërfill apelin e CDU/CSU për shtyrjen e zgjedhjeve: 30 qershori s’është në dorën tonë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar apelin e dy partive që qeverisin Gjermaninë, CDU/CSU që kërkonin shtypjen e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Pasi i falenderon për vëmendjen ndaj Shqipërisë, ai është kategorik, kur thotë se “koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”.

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Përmes një letre të përbashkët, përfaqësuesit e dy partive, Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt u kërkonin palëve të dialogonin duke shtuar se “zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik”.

Të fundit