Flash News

KRYESORE

Rama shpërfill sërish akuzat e PD për testet: Rëndësi ka rezultati; shumë shtretër të lirë në spitale

Rama shpërfill sërish akuzat e PD për testet: Rëndësi

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte me emisionin ‘Open’ është ndalur tek akuzat e opozitës për mungesën e testimeve për Covid-19.

Për kryeministrin Rama sasia e testimeve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ai u përgjigj se strategjinë për testimet e bën Komiteti i Ekspertëve, ndaj edhe akuzat e PD nuk qëndrojnë.

Rama theksoi se e rëndësishme është se Shqipëria ka pak të sëmurë krahasuar me vendet e tjera.

“Testime të pakta? Strategjinë e bën Komiteti i Ekspertëve.

Kemi një grup ekspertësh që s’kanë më pak sesa në vendet e zhvilluara. As në vendet e zhvilluara s’po bën ndonjë mrekulli askush, as ekspertet. Për mua ka rëndësi rezultati. Kemi 18.2 përqind të shtretërve të zënë në dispozicion. Jemi shumë larg situatës së shumë vendeve.

Që s’kanë vende të shtrojnë njerëzit e sëmurë. Të tjerat polemika që s’kanë asnjë vlerë. I vetmi qëllim është të shpëtojmë jetët. Teste, jo teste janë muhabete që s’kanë vlerë”, tha Rama.

Të fundit