Rama: Shpresoj që Evropa mos të na lërë vetëm, do i kushtojmë vëmendje edhe të bukurës

Kryeministri Edi Rama shpreson që Evropa mos ta lërë vetëm Shqipërinë, ndërsa thotë se tani ka nisur puna për rindërtimin, por gjithashtu për t’i bërë estetikisht edhe më të bukura vendet e goditura nga tërmeti.

“Nëse është e vërtetë ajo thënia që ajo që nuk të vret të bën më të fortë, ne duam ta bëjmë një fakt të dukshëm. Ne jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit edhe në lidhje me të bukurën. Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizoj edhe një konferencë të donatorëve.”, tha Rama në emisionin “Porta a Porta” në Rai 1, duke shtuar “Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm.”.

Ai dëshiron që edhe politikanët italianë të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësit italianë në Durrës.

“Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”, vazhdoi ai.

Rama, më pas tregoi për projektin e rindërtimit.

“Ne do të ngremë lagje të re në Durrës sipas të gjitha standardeve. Më pas do të ngremë edhe 2-3 lagje në Tiranë. po punojmë me arkitektë italianë. Por nuk do jenë lagje pë të varfrit, sepse do të kthehen në geto. Duam të bëjmë lagje që të mos thonë se fëmijët që rriten aty, të ndihen të diferencuar. “