Flash News

KRYESORE

Rama si Gjukanoviç dhe Vuçiç; Paskal Milo: I gjithë pushteti në duart e një njeriu

Rama si Gjukanoviç dhe Vuçiç; Paskal Milo: I gjithë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se protestat në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi kanë të përbashkët degradimin e sistemit. Milo tha në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, se në këto tre vende janë instaluar sisteme të ngjashme me ato të Vladimir Putinit në Rusi dhe Rexhep Taip Erdoganit në Turqi.

Duke iu referuar rastit shqiptar, Paskal Milo theksoi se kriza filloi me marrëveshjen e vitit 2008-të, midis Sali Berishës dhe Edi Ramës, për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas tij, këto ndryshime sollën përqëndrimin e pushtetit në duart e një njeriu.

“Është prishur në vitin 2008-të dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë gjë. Gjithë ky pushtet i kryetarëve të partive, kam parasysh dy partitë kryesore, që nesër janë kryeministra dhe presidentë, që vendosin për gjithçka. Po shohim përqëndrimin e të gjithë pushtetit në duart e një njeriu. Kështu ndodh edhe me Gjukanoviçin në Mal të Zi dhe Vuçiçin në Serbi”, tha Milo.

Duke ritheksuar krizën e sistemit të shkaktuar në 2008-ën, Milo tha se “pa u zgjidhur kjo krizë, askush të mos i shkojë në mendje se ne do të zgjidhim edhe këtë krizë aktuale.”

Gjithsesi, Paskal Milo kritikoi opozitën shqiptare se nuk po publikon asnjë platformë për të bindur qytetarët.

Të fundit