Flash News

KRYESORE

"Rama si Lukashenko", Berisha: Pse qëndroj akoma në politikë

"Rama si Lukashenko", Berisha: Pse qëndroj akoma në

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur së fundmi se ai do të qëndrojë në politikë pasi nuk kërkon që ti japë qeverisë Rama mundësinë e të qëndruar indiferent, teksa citon një shprehje të Edmond Burke.

I ftaur në emisionin "Tempora", Berisha ka folur për qeverisjen e Ramës në vitet e fundit, ku thekson se vendi jo vetëm nuk ka përparuar por është me hapa pas.

Ai pati edhe një debat me gazetarin Aleksandër Çipa i cili u shpreh se Berisha nuk mund ta krahasonte Ramën me Lukashenkon madje nëse do të bëhej një krahasim me presidentin e Bjellorusisë duhej të bëhej me Berishën për zgjedhjet e viti 1996.

"Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase. Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se, asgjë, thotë Edmond Burke, nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit", tha Berisha.

Të fundit