Flash News

KRYESORE

“Rama siç dhunon gratë e veta do të dhunojë dhe gratë e Shqipërisë”, Kryemadhi: S’keni parë gjë akoma!

“Rama siç dhunon gratë e veta do të dhunojë dhe

Monika Kryemadhi mori fjalën në mes të protestuesve. Marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj deputetes së LSI-së Floida Kërpaçit, Kryemadhi u shpreh se nuk do të lejojë që Edi Rama të dhunojë gratë e Shqipërisë.

“Rama siç dhunon gratë e veta do të dhunojë dhe gratë e Shqipërisë, por ne nuk do ta tolerojmë. Nuk mund të tolerojmë një kryeministër që nuk e do Shqipërinë. Edi Rama sot tregoi dhe njëherë që zhvlerëson figurën e gruas, tregoi dhe njëherë që nuk ka shtet. Ju bëj thirrje të gjitha grave shqiptare të çohen dhe të mbrojnë fëmijët e tyre.

Edi Rama nuk kërkon prokuror për të mbrojtur Saimir Tahirin. Sot Edi Rama kërkoi një prokuror për të mbrojtur veten e tij dhe të afërmit e tij. Sot Edi Rama përdori vëllezërit tanë për të goditur e dhunuar vajzat e popullin shqiptar. Ky është vetëm fillimi, ai nuk ka parë gjë akoma!”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit