Flash News

KRYESORE

Rama siguron herceptinën kundër kancerit, Shehu: Kur mund ta zgjidhje në 10 ditë, pse e toleruat 4 vjet?

Pas kërkesës së mësueses në Rreshen për mungesën e herceptinës, ilaçit që lufton kancerin e gjirit, kryeministri Rama premtoi sot se do ta siguronte brenda 10 ditësh. Pas fjalës së Ramës sot, ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu. “Kur mund ta zgjidhnit ne 10 ditë çështjen e Herceptinës, pse për 4 vite e toleruat të  diçka të tillë!?”, i drejtohet deputeti kryeministrit.

Reagimi i  Tritan Shehut:

Z.Rama, e ndoqa premtimin tuaj te sotem per te siguruar Herceptinen per 10 dite.

Shume mire kjo, por dua tju kujtoj se ju nuk jeni “bamires”, por Kryeministri i vendit, qe punon me strategji e projekte zhvillimi.

Shendetesia jone nuk vuan vetem nga mungesa e Herceptines, por nga nje Varferi Afrikane, me financime publike 22 here nen mezataren europiane.

Dhe ketu duhen politika te qarta financiare e zhvilluese, qe ju kurre nuk i keni artikuluar.

Dhe dicka, kur mund ta zgjidhnit ne 10 dite ceshtjen e Herceptines, pse per 4 vite e toleruat te tille!?

Të fundit