Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Ku gjendet pushteti i Ramës në raport me 10 strategjitë e filozofit? Autori Noam Chomsky i ka strukturuar këto hipoteza fillimisht në ‘Manufacturing Consent: The Political Economy of the Mass Media’ (1988) së bashku me Edward Herman.
- Strategjia e shpërqendrimit
Është element i hershëm i kontrollit shoqëror që konsiston në shmangien e vëmendjes së publikut nga çështjet e rëndësishme, nga problemet shoqërore serioze, dhe nga ndryshimet e ndërmarra prej elitave ekonomiko-politike, përmes teknikës së përmbytjes me informacione të parëndësishme. Mbajtja e publikut të zënë me problematika dytësore, të parëndësishme, pa i dhënë mundësi të reflektojë. Ndryshe quhet "arma me silenciator, për të vrarë tinëz.."
Vini re: Për qeverinë Ramnjësh dhe 99% e mediave, armiku ishte SHQUP, PD, Saliu, Qeveria paraardhëse, dhe krahasimet bëheshin si PPSh, me vitin 1938. Kanabisi përhapej në gjithë Shqipërinë. Zeri i opozitës përqeshej dhe goditej rëndë deri dhe fizikisht.
- Strategjia e krijimit të problemeve dhe e ofrimit të zgjidhjeve
Ky mekanizëm quhet ndryshe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një situatë që parashikon prodhimin e një reagimi të publikut, në mënyrë që ky të jetë justifikimi i masave pasuese. Për shembull: indiferenca përballë shpeshtimit të dhunës urbane ose organizmi i atentateve të përgjakshme, për rrjedhojë populli do të kërkojë ligje më të ashpra në favor të sigurisë dhe në kurriz të lirive. Apo sajimi i një krize ekonomike për t’i bërë të pranueshme, si e “keqe e domosdoshme”, reduktimin e shërbimeve publike dhe tkurrjen e të drejtave sociale.
Vini re: Sot RamaDysh' në vitin e gjashtë të pushtetit të pakufizuar, bëhet MESIA i shpëtimit të vendit nga krimi, te cilin Rama e futi në parti për të bërë ri-novimin e PS. Rama i çoi kriminelët në Parlament, në pushtetin vendor, dogana, administratë dhe në gjithë organet ligjzbatuese. Fjala e Ramës mbas deklarateve të Ambasadorit amerikan: "Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Metateksti: Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan... Ligjërimi diabolik e servil, ngjan sikur përpara se ta merrte fjalën, ky Ambasadori, është konsultuar me Ramën, madje ky ia ka sugjeruar Atij... Ambasadori sytë pas syzeve të të cilit janë ngulur në një pikë të vdekur, hesht. Heshtja e tij diplomatike lexohet nga auditoriumi si aprovim.
- Strategjia e përshkallëzimit
Për ta bërë të pranueshme një masë të papranueshme mjafton aplikimi gradual, përse jo, për vite me radhë. Në këtë mënyrë u imponuan gjate viteve ’80-‘90 kushte socio-ekonomike të reja, siç është neoliberalizmi: minimizimi i rolit të Shtetit, privatizimi, paqëndrueshmëria e tregut të punës, fleksibiliteti, papunësia masive, pagat (tani Shqipëria është në humnerën që e ka hedhur Rama; "drejtimi i duhur..." apo jo? Retorika e krimit të paralajmëruar, në gojën e ramëballxhafëve "Ne jemi në një proces heroik me "forcën e ligjit" duke kundër të fortëve"...)
- Strategjia e shtyrjes së zgjidhjes
Parashikon prezantimin e masave si “të dhimbshme por të domosdoshme”. Këto shoqërohen me konsensusin publik, ndërsa hyrja e tyre në fuqi shtyhet në të ardhmen, pasi është më i lehtë pranimi i një sakrifice në të ardhmen se sa në çast. Përveç kësaj, masa ka tendencën e shpresës naive te “ndryshimi pozitiv në të ardhmen”, që sakrifica e kërkuar mund të evitohet. Kjo i jep kohë më shumë publikut për t’u ambientuar me ndryshimin dhe, natyrisht, për t’u dorëzuar përballë sakrificës, si e domosdoshme.
Vini re: Rama'dyshi po punon "...në proçes, në fakt kundër krimit, të Rama'Njësh... Ndërkohë "taot" e tij prozhektorët i drejtojnë nga opozita si pengesë në këtë ndërmarje të zorshme.
- Strategjia e trajtimit të publikut si fëmijë
Pjesa dërrmuese e reklamave përdor diskutime, argumente, personazhe dhe një intonacion fëmijëror, shpesh herë afër dobësisë, sikur spektatori të ishte foshnje ose i mangët në tru. Sa më shumë që tentohet mashtrimi i spektatorit aq më shumë përdoret toni foshnjarak. Përse? Nëse dikush i drejtohet një personi sikur ky të ishte 12 vjeç, atëherë, në bazë të sugjestionit, personi në fjalë do të përgjigjet ose do të reagojë pa frymën e duhur kritike, sikur të ishte fëmijë. (Mjafton e tepron ekzemplari i "top-sheqerit" të Kryebashkisë. Të lajkaton, po ju gjende afër të prek, nuk ka rëndësi se ku, të jep të drejtë ty, po duke folur vetëm ai, sepse ti popull budallë nuk i kupton disa gjëra. Të qesh të komplimenton veshjen, qenin sidomos fëmijën, madje ta merr nga krahu e duke i prekur byçkat, i tregon atij për lodrat gjigande dhe kullat e paMjaft-ueshme për lumturinë e tij kur të rritet, gjë që babi i tij apo mami, akoma duan kohë për t'i kuptuar. Pastaj babi mami duhet të kthejnë sytë nga monitori ku "top-sheqeri" punon bashkë me popullin duke shfaq në 3-4D veprat e ardhshme.
- Strategjia e përdorimit të sferës emocionale më shumë se reflektimin
Shfrytëzimi i emocioneve është një teknikë klasike që prodhon qark te shkurtër në analizën racionale dhe kritike të individit. Gjithashtu, ky mjet hap portat e aksesit te pavetëdija, për të rrënjosur ide, dëshira, ndjesi frike, kompulsione dhe sjellje.
Qoftë për paaftësi, qoftë për djallëzi, Rama nuk i drejtohet realitetit, racionalitetit të shifrave, problemit konkret, po e shpëngul problemin në teorizime emocionalo-banale, qe vetëm ngjajnë me realitetin, po nuk janë realiteti. Ate e sheh vetëm Rama dhe populli infantil nuk e kupton dot të diturin e te mirëinfromuarit Rama.
- Strategjia e izolimi të publikut në injorancë dhe mediokritet
Cilësia e edukimit që i jepet shtresave të ulëta duhet të jetë më e varfra dhe më rëndomta e mundshme, në mënyrë që hendeqet e paditurisë në piramidën sociale të mos mbushen kurrë nga shtresa e ulët.
No koment: mjafton ti hedhësh një sy mediave me çfarë dokrrash mediatike janë marrë, gjatë proçesit të drogifikimit dhe kriminalizimit të qëllimshëm te vendit dhe shtetit të shqiptarve: ... Saliu, opozita, frika e tyre nga reforma në drejtësi. Po bëjmë shtet, Tahiri që duam, Shqipëria që duam. Nderkohë balilat, bilalat, tahirat, xhafajt, frrokat, prengat, gjushat, ermalhoxhët, rroshët, bashkë me 40 bandat merrnin nën kontroll vendin, dhe instalonin tentakulat e tyre në institucionet e larta të shtetit dhe pushtetit në Shqipëri.
- Strategjia e stimulimit të vetëkënaqësisë dhe mediokritetit
Injoranca, vulgariteti, budallallëku shndërrohen në modë dhe vlerë. Kujtoni për një çast modelin “big brother” ku mund të bëhesh i famshëm, e për rrjedhojë i pasur, i ndjekur, i imituar, i adhuruar, etj., pa nevojën e diturisë, zhvillimit të intelektit, të ndonjë aftësie, talenti apo profesioni, pa nevojën e etikës, edukatës, normave shoqërore të pranuara si normalitet.
Vini re: atletet, brekushet, në evente kombëtare e ndërkombëtare, timonet, tepsiat, Rama-modern, Rama-trendy, Rama-i moth', Rama ia dhiu..., Rama-lider, Rama-patriot, Skënderbe...gjithmonë në qender të shtypit e mediave.
- Strategjia e nxitjes së vetëfajësimit
Individi edukohet të fajësojë veten për çdo problem: mungesa ose dobësia e inteligjencës, forcës, karakterit, vullnetit, etj., janë disa nga rrugët e vetëfajësimit. Kështu, në vend të rebelimit nga sistemit mbytës ekonomik, ndaj pushteteve të tjera të forta, individi fajëson veten deri në depresion, duke frenuar reagimin.
Vini re, Rama duke folur me tapi-marrësit: "...edhe pse ka votuar Saliun, unë të jap tapinë, me te tjera fjalë edhe pse ke qenë idiot, budalla... tani ja ku jam unë që nuk më ke parë, sepse je dhe qorr...
Vini re: bllokimin e shtetit, pa Gjykatë të Lartë, pa institucione që burojnë nga implementimi i Ndryshimeve Kushtetuese, vini re kontrollin dhe asfiksimin e plotë të shoqatave dhe asosacioneve civile, kontrollin që kërkon të vendosë mbi opozitën e vendit (të arritur deridiku) nëpërmjet "të palumturve..." Shoqëria, qytetarët, madje shumica intelektuale vazhdon të besojë se është shoqëria fajtore, jo inteligjente mjaftueshëm, ndaj e kotë të reagosh. Opozita s'bën, më mirë të shpresojmë se rilindja të ndryshojë mendje vetë...
- Strategjia e njohjes se individit më mirë sa ç’e njeh individi veten
Zhvillimet e shkencave humane të 50 viteve të fundit i kanë dhënë mundësi elitave dominuese të njohin aftësitë psiko-fizike të individëve, sjelljet e tyre sociale, zgjedhjet racionale, e kështu me radhë. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve sistemi ushtron një kontroll më të madh mbi individin se vetë ky i fundit mbi vetveten. (Këtu qytetari shqiptar ka mundësi të shohë sa i izoluar është nga jeta qytetare, politike dhe ekonomike; nga njëra anë i përdhunuar nga taksimi i rëndë, shpronësimet pa ligj, kriminelët e pandëshkuar me pushtet, në lagje, zonë, rreth apo qark. Pamundësia ekonomike, varfërimi ekstrem pamundësia e sigurisë për shkollimin, për vendin e punës, për bukën e fëmijëve, për jetën apo të ardhmen. Pastaj dorëzimi dhe ikja nga sytë këmbët, duke i lënë fushë të lirë veprimi manifestimit pervers e sadist mbi qytetarët e mbetur prej klikës kriminale, e mafias.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38