Flash News

KRYESORE

Rama solidarizohet me Dollapin, megjithatë nuk kritikon policinë për dhunën

Rama solidarizohet me Dollapin, megjithatë nuk kritikon policinë

Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me Sahit Dollapin, sekretarin organizav të PD-së, megjithatë nuk ka asnjë kritikë për Policinë e Shtetit. Në konferencën urgjente për shtyp, Rama deklaroi se ai ishte veprim i tepërt, por duhet kuptuar se policia ishte në luftë në ato momente.

“Dikush që i ikën policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më të mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme.

I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama turp më te madh e përqeshje më te madhe me atë incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktare e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mesazhe njerëzish të revoltuar”, sqaroi Rama.

Të fundit