Flash News

KRYESORE

Rama sot bisedë telefonike me Von Der Leyen për Covid-19: Kjo luftë s'do jetë e shkurtër

Rama sot bisedë telefonike me Von Der Leyen për Covid-19: Kjo

Kryeministri Edi Rama pritet që sot pasdite të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen lidhur me situatën e krijuar prej virusit të ri në mbarë botën, përfshirë tashmë prej një jave edhe vendin tonë.

Sipas Ramës, kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër, ndërsa ka përshëndetur ndërgjegjësimin e qytetarëve me rregullat e ditëve të fundit.

“Sot pasdite bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Më pas, në orën 18.30, do t’ju komunikoj mesazhin tim të drejtëpërdrejtë!

🔴 faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër!

🔴 besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

🔴 ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu!

🔴 durim, durim, durim! frikë aspak, kujdes po! do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos!”, shkruan Rama, i cili njoftoi më herët se nga sot mbyllen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe.

Të fundit