Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rama: Sot do votoj marrëveshjen e 5 qershorit jo me zemër, por me mendje (mesazh për opozitën e re, veçanërisht Hajdarin)
Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin për marrëveshjen e 5 qershorit, para se të votohet sot në Kuvend, pas marrëveshjes mes PS dhe opozitës parlamentare dy ditë më parë.
Ndërsa falënderoi opozitën e re, e veçanërisht Rudina Hajdarin, Rama thotë se 5 qershorin do ta votojë me mendje, dhe jo me zemër.
“Kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit mes PS dhe PD e aleatëve të saj si pakicë jashtë kuvendit. Dua të falënderoj për grupet e opozitës parlamentare dhe zonjën Hajdari posaçërisht pasi ka luajtur rolin saj dhe i ka rezistuar shpalljes si tradhtare nga ju, ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh e jush, që i hap rrugë votimit sot me një shumicë më shumë se sa aritmetike.
Do ishte mirë që edhe Myslimi të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen mes nesh dhe ta votonin. Edhe ata që përfaqësuesit e tyre i kanë jashtë parlamentit, jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe nuk shfrytëzon rastin për ta anashkaluar.
Të gjithë të kenë mundësi të barabartë në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD nuk janë të përjashtuar, por të përfshirë në mënyrë të barabartë me shumicën.
Unë nuk e votoj me zemër, por me mendje 5 qershorin të përkthyer në ligj, në sensin se e di vlerën që ka në raport me atë palë të vetë-përjashtuar nga parlamenti dhe jo me ata që e morën atë vendim katastrofik, por me ata që janë votuesit e tyre”, thotë Rama, duke përçuar një mesazh edhe për PD dhe opozitën jashtëparlamentare se akuzat për diktator nuk qëndrojnë.
“Ndaj demokratëve që besojnë te Basha e PD, u them sot se kjo është PS, që s’kemi asnjë lidhje me akuzat për diktator e diktatura.
Nëse do kishim qoftë edhe një lidhje të vogël me këto akuza nuk do kishim bërë këtë që bëmë sot, do mendonim se na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë, kështu bëjnë diktatorët, por ne nuk mund të krahasohemi me diktatura, madje kultura jonë politike bazohet te arsyeja, gatishmëria për dialog dhe për dakordësi jo tek refuzimi i dialogut.
Në cdo stacion ka qenë PS në opozitë apo pushtet që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetë- lëndim, sic ndodhi nga heqja e raundit të dytë.
Është vetëvrasje që një forcë të heqë dorë nga raundi i dytë në një reformë zgjedhore të caktuar.
E kundërta do ishte e çuditshme, që PS të qëndrojë në pozicionin e vet dhe të thoshte vetëm jo”, thotë Rama në fjalën e tij në Kuvend.