Flash News

KRYESORE

Rama sot në Kosovë, cila është axhenda e kryeministrit

Rama sot në Kosovë, cila është axhenda e kryeministrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Rama pritet të zhvillojë një sërë takimesh, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlametnaren Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Vizita e Ramës vjen në një kohë mjaft delikate që po kalon Kosova, pas anulimit të takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë për shkak të ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Të fundit