Rama sqaron pse u miratua tani nga qeveria akti normativ anti-KÇK

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se pse qeveria miratoi paketën anti-KCK dhe jo më herët. Sipas Ramës, është pritur ngritja e SPAK.

“Nëse vettingu të përjashton nga sistemi i drejtësisë, nuk ka mbaruar me kaq. SPAK do të thërrasë mbrapsht ata që u përjashtuan se nuk justifikuan pasurinë.

Nëse zotërinjtë nuk vërtetojnë pasurinë e tyre me të ardhura të ligjshme, jo vetëm e humbasin por hyjnë në ciklin tjetër, por kjo do kohë.

Përpara nuk e kishim SPAK dhe nuk e bënim dot. Nuk ua çonim dosjet KCK-së, ndaj tani jemi në kushtet kur kemi mekanizmat e para të Reformës në Drejtësi”, tha Rama.

Si e komentin Sassoli ligjin special

“Të përshtaten standardet dhe të përqendrohemi në luftën kundër kriminalitetin , do shtojë sigurinë për Shqipërinë dhe aftësinë për të bashkëpunuar me vendet e BE. Në këtë reformë pati frymë italiane. Do të shtojmë aftësinë tonë për të qenë bashkë në kuadrin kundër kapitaleve të paligjshme dhe bandave. Masa që është marrë jam e sigurt se do ketë një rezultat të madh”, tha presidenti i PE.