Flash News

KRYESORE

Rama sulmon sërish analistët: Shfaqen si pengesa nga e shkuara

Rama sulmon sërish analistët: Shfaqen si pengesa nga e shkuara

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish qëndrimet e disa analistëve apo politikanëve që kritikojnë qeverinë e tij.

Teksa foli në konferencën për inovacionin, Rama tha se nga 2014-ta është hapur një kapitull i ri duke sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në tavolinë të përbashkët për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes.

Sipas Ramës, kjo vjen paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara dhe që herë pas here na shfaqen në formën e politikanëve, ose analistëve .

“Më kujtohet që në 95 një radio e madhe amerikane ndërsa komentonte për marrëveshjen e paqes në Deiton tha se e vetmja gjë që Ballkani mund të eksportojë është historia.

Nuk ka qenë e re as për veshët e mi, madje as për veshët tuaj se BP është identifikuar për kapacitetet për të prodhuar histori.

Kemi patur shumë histori, konflikte , ngjarje por asnjë prej tyre nuk ka qenë frymëzuese dhe dekadë pas dekade historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe i së ardhmes i fëmijëve tanë.

Këtu ja tek jemi dhe jam i lumtur që të festoj ndryshimet që bëjmë, ndërkohë që nga Berlini në 2014-ën dhe falënderoj kancelaren Merkel për vizionin, kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë vendet e BP për herë të parë duke i ulur në tavolinë të përbashkët për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes.

Sigurisht, kjo është diçka që është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, por po shohim një punë në proces e sipër. Zhvillohet paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara dhe që herë pas here na del para në rrugën tonë në formën e politikanëve, ose analistëve të së tashmes.

Pavarësisht nga këto ne do ecim para sepse kjo është ajo që ne ia detyrojmë fëmijëve tanë që ta bëjmë vendin tonë më të mirë se sa është dhe më të lidhur me BE dhe perëndimin”, tha Rama.

Të fundit