Flash News

KRYESORE

Rama sulmon sërish opozitën, asnjë koment për djalin e deputetit

Rama sulmon sërish opozitën, asnjë koment për djalin e

Kryeministri Edi Rama, pas ndalimit të djalit të deputetit, Rexhep Rraja ka reaguar për herë të dytë brenda ditës.

Rama ka sulmuar sërish opozitën, por nuk përmend djalin e deputetit, i cili akuzohet për përdhunim. Kryeministri thekson se pavarësisht reagimeve të shumta nuk është thënë asnjë fjalë për të mbështetur Prokurorinë.

“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar????Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë???? Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

 

Të fundit