Flash News

KRYESORE

Rama mbledh deputetët socialistë, mes tyre dhe Saimir Tahiri

Rama mbledh deputetët socialistë, mes tyre dhe Saimir Tahiri

Mëngjesin e sotëm, në orën 08:30 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve. Në këtë takim marrin pjesë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i komisionit, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja. 

Tema e diskutimit mësohet se është pikërisht shkarkimi i kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Në 4 Dhjetor, Llallës i mbaron mandati në krye të institucionit të akuzës, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri.

Bazuar te Reforma në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Por vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të sjellë përplasje mes palëve politike.

"Dy janë rrugët që do të ndiqen; ose do të zgjatet mandati i Llallës ose parlamenti do të ndërhyjë përmes një mekanizimi ekstra ligjor për të komanduar një Kryeprokuror deri në krijimin e institucioneve të reja të KLGJ dhe KLP", thanë ekspertë të ligjeve.

 

 

 

Të fundit