Flash News

KRYESORE

Rama takim elektoral në kafene, shtanget Majko: Pse, do prishim edhe atë godinë?

Rama takim elektoral në kafene, shtanget Majko: Pse, do prishim edhe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve elektorale me përfaqësues të PS dhe një përfaqësi banorësh në Tiranë, sot në njësinë Administrative Nr.5.

Gjatë diskutimeve, Rama u ndal edhe te godina e Teatrit të Kukullave. E rikthyer sërish në temë diskutimi, Rama i kërkoi kryebashkiakut Veliaj që të ndërtojë një tjetër godinë të re për fëmijët, pasi ajo aktualja, pranë selisë së PS, është e rrënuar.

Duke iu drejtuar ministrit Pandeli Majko, i pranishëm në tavolinë, Rama i tregoi historinë se si e kishte gjetur të rrënuar kur e kishte vizituar para disa kohësh me të birin, Zaho.

Në diskutim e sipër, Majkos i la të kujtojë se Rama ka ndërmend të shembë edhe Teatrin e Kukullave.

Pjesë nga diskutimi:

Rama :Duhet një teatër i ri kukullash për fëmijë. Shkova me Zahon një ditë në teatër dhe më iku truri. Ka mbetur i njëjti teatër, por është katandisur keq dhe ka marrë fund.

Veliaj: Duhet ta rikonstruktojmë patjetër

Rama: Është punë tjetër ajo, të shohim sa mban, sa s’mban që të jetë si një lloj muzeu i parlamentit. E ke parë nga mbrapa kur shkojmë të PS apo jo?

Majko: Pse do e prishim edhe atë?

Rama: Nuk thamë do e prishim edhe atë, por duhet parë si të bëhet diçka

Majko: epo mirë

Rama: është e rrënuar, duhet të bëjmë Teatrin e ri të Kukullave

Të fundit