Flash News

KRYESORE

Rama takim me Rektorët: Duhet t’i dilni përballë studentëve, të rishohim autonominë e Universiteteve

Rama takim me Rektorët: Duhet t’i dilni përballë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve sa i takon kërkesave të studentëve. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se tarifa e vendosur është propozuar nga universitetet teksa është shprehur se studentët nuk janë njoftuar për këtë vendim.

“Ai vendim është marrë në maj nga qeveria. Është njësoj si parlamenti të kalojnë një buxhet dhe një paketë fiskale dhe detyrimet fiskale të qytetasve dhe bizneseve të mos bëhen publike. Dhe shteti tu shkojë në shtëpi tu thotë bjerë këto para se mi ke detyrim pa i thënë më parë”, tha Rama.

Sa i takon kërkesës së studentëve për pasqyrimin on line të buxheteve, Rama e cilësoi këtë kërkesë si fundi. “Është fundi që kjo të rreshtohet tek kërkesat që i drejtohen qeverisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë ka shtuar më tej se drejtuesit e Universiteteve duhet t’u dalin përballë studentëve, ndërsa shtoi se duhet të rishitet vendimi i autonomisë së universiteteve.

“Duhet t’i dilni ju përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjnë me universitetin.

Duhet ta rishikojmë autonominë universitare, mbase ka qenë e parakohshme, e nxituar”, tha Rama.

 

Të fundit