Flash News

KRYESORE

Rama takim me studentët në Elbasan, refuzon anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë

Rama takim me studentët në Elbasan, refuzon anulimin e ligjit për

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizite në qytetin e Elbasanit, ku zhvilloi edhe një takim me disa student, për të cilët tha se studiojnë në Universitetin Aleksandër Xhuvani.

I shoqëruar nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shanini, ai theksoi se qeveria i ka plotësuar tetë pika, por ia faturoi koston e lartë të studimeve universiteteve.

Kemi adresuar me shumë seriozitet 8 pikat e studentëve duke thënë qartësisht se si i kuptojmë ne ato pika. Është një përgjegjësi përtej një 3-vjecari apo 5-vjeçari. Është e kuptueshme që kjo kërkesë është rezultat i një nevoje për më shumë respekt për studentin. Është e qartë që tarifat sot janë nën kosto. Tarifat i ka vendosur Universiteti dhe qeveria vendos tavanin. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Të jemi të qartë, por duke pasur parasysh jo sa kapacitet ka një familje për të paguar”, deklaroi Rama.

Ndërsa komunikonte me studentët e gazetarisë, ai shtoi se qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain dhe nënën kur vjen puna tek arsimi i lartë, duke refuzuarshfuqizimin e ligjit te miratuar ne vitin 2015-të. “Qeveria nuk ka detyrim të bëjë babain dhe nënën kur vjen puna tek arsimi i lartë. Kushtet nuk janë më optimale dhe ne kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për Bachelorin. Janë 100 studentë gazetarie në një vit. Për katër vjet, 400 gazetarë. Ku? Në Elbasan… Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni. Do bëhet një kazanhane e madhe. Si do vijë dita që kazani të fillojë të marrë formë prej mermeri, ju po e bëni llamarinë komplet”, përfundoi Rama.

Të fundit