Flash News

KRYESORE

Rama takohet me Merkel, biseda zgjat më pak se 30 minuta

Rama takohet me Merkel, biseda zgjat më pak se 30 minuta

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim ‘kokë më kokë’ në Berlin. Mësohet se takimi midis Ramës dhe Merkel ka zgjatur më pak se 30 minuta, ndërkohë që temat e bisedës nuk janë bërë ende publike.

Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në samitin franko-gjerman për Ballkanin Perëndimor, ku pjesën kryesore e zë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shqipëria kërkon hapjen e negociatave në qershor me Bashkimin Evropian, por, sipas mediave gjermane, kjo nuk do  të jetë pjesë e diskutimeve në samit, për shkak të kundërshtimit që vjen nga Emmanuel Macron, president i Francës.

Të fundit