Flash News

KRYESORE

Rama takon nesër në Athinë kryeministrin grek Mitsotakis, çfarë do diskutohet

Rama takon nesër në Athinë kryeministrin grek Mitsotakis,

Pasditen e nesërme do të zhvillohet në Athinë forumi “Economist” me temë “Europe: Reinforcing cohesion in turbulent time”, ku do të marrë pjesë dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, si kryetar i OSBE.

Mediat greke bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të kenë takim tet a tet me kryeministrin grek Mitsotakis, duke shtuar se Greqia ka për të mbyllur çështjen e AOZ me Shqipërinë dhe kjo temë nuk mund të mos përfshihet në bisedën e dy lidërve.

Edi Rama do të mbajë fjalën e pjesëmarrjes më 16 shtator paradite, në panairin me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020, zgjerimi i EU dhe hapat e mëtejshme, reformat për implementim, fuqizimi i tregtisë dhe investimeve.

Të fundit