Flash News

KRYESORE

Rama takon studentët, reagon ish-ministrja: Show ekselent!

Rama takon studentët, reagon ish-ministrja: Show ekselent!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me 100 studentët e ekselencës. Pas këtij takimi ka ardhur menjëherë reagimi i ish-ministres së Integrimit Klada Gjosha. Deputetja, takimin e Ramës me studentët e konsideron një show ekselent, dhe që Rama nuk la të dëgjohej zëri i tyre.

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Një show ekselent me studentët e ekselencës!

Në një takim me ta, gjithkush nga ne do kish dashur të dëgjonte zërin e tyre, të vërtetën e tyre. Por Jo, edhe këtë rradhë dëgjuam vetëm Kryeministrin.

Kjo e ka një arsye, frika nga realiteti! A i pyetët studentët Z. Kryeministër se përse të gjithë kërkojnë të largohen nga Shqipëria? A i pyetët se si prindërit e tyre sakrifikojnë cdo gjë për t’i arsimuar ata? A i pyetët se sa të neveritur janë nga tepsia juaj që kurrë nuk krijoi asnjë mundësi për ta? A i pyetët se cfarë mendojnë ata për situatën e perfshirjes së krimit në politikë që po vret cdo ditë shpresën e tyre?

Normal që nuk i pyetët sepse ju intereson më shumë shfrytëzimi i figurës tyre të pastër ulur pranë jush! Por sot nuk ka asgjë që shlyen borxhin e madh që ju i keni të rinjve “Shqipërinë Normale” ku ata duan të jetojnë!

 

Të fundit