Flash News

KRYESORE

Rama te Fevziu për bamirësinë, ironizon Berisha: E dëgjoi në emision për herë të parë

Rama te Fevziu për bamirësinë, ironizon Berisha: E dëgjoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar praninë  e Edi Ramës, në emisionin e mbrëmshëm në tv Klan “Opinion” kushtuar bamirësisë.

Sipas Berishës këtë fjalë Rama e dëgjon për herë të parë, ndërsa i kujton heqjen e ndihmës ekonomike për 20 mijë familje në nevojë pak muaj më parë, referuar rastit të 6 motrave jetime nga Kukësi.

“Duke ndjekur Opinion!

Miq, sonte nuk ju besova syve me çfare pashe ne Opinion!

Ne emisionin kushtuar humanizmit, bamiresise dhe ne menyre konkrete nje familje prej gjashte jetimesh, ne studio si halleqares ishte ulur edhe njeriu qe dy muaj me pare u preu kafshaten 20 mije familjeve shqiptare! Prania e tij ne studio me kujtoi nje tregim te Çehovit, ku dy gjahtare ne nje pyll vrane nje njeri dhe pasi e kontrolluan ne xhepa i gjeten nje pako me cironka. Kur njeri desh ti hante ato, mos i prek, - i tha tjetri, - se jemi ne kreshme.

Edhe piktori deshtak, pasi u hoqi ndihmen 20 mije shqiptareve, tani shkon te shese bamiresi, fjale qe e degjon per here te pare sonte ne Opinion! Sb”, shkruan Berisha në facebook.

 

 

Të fundit