Flash News

KRYESORE

Rama: Të gjejmë zgjidhje live në Facebook, reagojnë studentët

Rama: Të gjejmë zgjidhje live në Facebook, reagojnë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë live në rrjetin social “Facebook”, ku iu bën ftesë studentëve që të arrijnë në një strategji të përbashkët student-qeveri.

Ai i fton studentët në një “takim” live në “Facebook” nesër në orën 11:00 paradite. Ai thekson se është e nevojshme që të zgjidhet një përfaqësi dhe të arrihet një dialog mes qeverisë dhe studentëve.

“Duhet të jemi të bashkuar, nuk është përçarje. Për reformimin e universiteteve na duhet një lëvizje e fortë.  Qeveria duhet të nxjerrë përfitim nga ky mësim” thotë ndër të tjera Rama.

Studentët kanë reaguar duke thënë se “Facebook” dhe rrjetet sociale nuk janë mënyra e duhur për t’i zgjidhur gjërat. “Ne e presim këtu në shesh, të plotësojë kërkesat tona që ne të largohemi që këtu”, shprehen studentët.

Të fundit