Flash News

KRYESORE

Rama të martën vizitë në Athinë, reagon Mitsotakis: Pas forumit do flasim edhe për çështjen e detit!

Rama të martën vizitë në Athinë, reagon Mitsotakis: Pas

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference për shtyp në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, ka folur për takimin që do të zhvillojë me kryeministrin Rama në Athinë, gjatë forumit të "The Economist” në 15-16 shtator.

Në përfundim të konferencës, vëmendja maksimale në të cilën iu dedikua mosmarrëveshjeve me Turqinë, kreu i qeverisë greke ka folur shkurtimisht edhe për çështjen e detit me Shqipërinë.

"Unë do të takoj  z. Rama në konferencën e "The Economist”. Sigurisht që unë do të flas me z. Rama për të diskutuar edhe për shpalljen e një Zonën Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë", tha Mitsotakis.

Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij grek, në cilësinë e kryetarit të OSBE, dhe në fokus të diskutimit do të jenë sfidat e rajonit dhe integrimit europian. Megjithatë, Mitsotakis tha se gjatë takimit me Ramën, pas forumit, do të diskutojë edhe për marrëveshjen e detit mes dy vendeve dhe për Zonën Ekskluzive Ekonomike.

Referuar ngërçit diplomatik me Turqinë përsa iu përket çmilitarizimit të ishujve dhe caktimin e zonave detare, Mitsotakis theksoi se ky problem do të zgjidhej përmes dialogut dhe se është i hapur për një mundësi takimi me presidentin turk Erdogan. Ndërkaq, rikthimin e anijes 'Oruc Reis' në Antalia, kryeministri grek e pa si një "hap pozitiv".

Të fundit