Flash News

KRYESORE

Rama tek ‘Sami Frashëri’ kritikon punën e Veliajt: Ngjyrat nuk janë siç duhet

Rama tek ‘Sami Frashëri’ kritikon punën e Veliajt: Ngjyrat

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i qeverisë tha se ai nuk ka bërë ndonjë gjë për shkollën në fjalë, vetëm e ka lyer në kohën kur ishte kryetar Bashkie.

Në këtë pikë, Rama komentoi lyerjen e fasadës nga jashtë godinës, punë e bërë nga Bashkia e Tiranës, për të cilën tha se ngjyrat nuk janë siç duhet.

“Drejtoresha shprehu mirënjohje për çfarë kemi bërë ne për shkollën, unë për vete s’kam bërë asnjë për shkollën tuaj që të jemi të qartë. E kam lyer në fillim kur isha kryetar Bashkie, ngjyrat e reja nuk i keni tamam siç duhet, nise keni nevojë për ndonjë këshillë artistike jam gati ta jap por më shumë se kaq unë për shkollën nuk kam bërë. Kemi bërë rindërtimin në fakt dhe laboratorët e të gjithë këto s’janë merita ime”, u shpreh Rama.

Të fundit