Flash News

KRYESORE

Rama tenton përçarjen e protestës së studentëve; flet për katër grupime

Rama tenton përçarjen e protestës së studentëve; flet

Për kryeministrin Edi Ramën pjesë e protestës së studentëve janë katër komponentë. Në emisionin ‘Top Show’, Rama tha se dy janë komponentët e PD-së dhe LSI-së, një komponent është Lëvizja për Universitetin dhe komponenti i katërt janë studentët që kanë realisht shqetësimin e tyre.

“Ka dalë në pah që protesta ka 4 komponentë, 3 të strukturuar me një axhendë të tyre, dhe i katërti që është komponenti i studentëve që kanë hallin e tyre dhe nuk janë pjesë e axhendës politike.

2 komponentë janë PD dhe LSI, tjetra është Lëvizja për universitetin, një grup jo politik por që kanë idetë e tyre, që s’kanë lidhje me ne dhe vizionin tonë, por një grupim marksistësh që nuk njohin Marksin”, tha Rama.

Të fundit