Flash News

KRYESORE

Rama tenton t’u prishë mendjen qytetarëve të mos i bashkohen protestës: Se mos thoni pastaj që nuk e dinit!

Rama tenton t’u prishë mendjen qytetarëve të mos i

Kryeministri Edi Rama po tenton t’u prishë mendjen qytetarëve që të mos i bashkohen protestës së organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë ditën e nesërme në orën 11:00.

Ai u drejtohet nëpërmjet një statusi në Facebook, duke iu thënë, “Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”...”

 Kujtojmë që pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të Fatmir Xhafajt, i cili po hetohet për lidhjet me çështjet e drogës dhe ndihmën që sipas opozitës, i ka dhënë vëllai ministër duke i ndryshuar ligjin, opozita ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

Të fundit