Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama: Tërmeti mund të ishte edhe më shkatërrimtar, do ia dalim edhe në sfidën e rindërtimit
Kryeministri Edi Rama e cilëson mrekulli faktin që nga tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit humbën jetën vetëm 51 persona dhe se Zoti u ndal aty, pasi kjo mund të sillte pasoja edhe më të frikshme.
“Tërmeti i 26 nëntorit ishte kulmi tragjik i këtij viti. 51 të vdekur e thuajse 1 mijë të plagosur. Mijëra familje humbën çatitë mbi krye, dhjetëra familje të tjera në Durrës dhe Tiranë që lanë banesat të pllakosura nga frika. Mund ta kishim kthyer vendin tonë vite e vite pas. Duke kaluar ditë dhe nesër poshtë gërmadhave, apo ne korridoret e spitaleve, funerale, apo kampet e përkohshëm, kam menduar se do kishte qenë edhe shumë më keq. Në një farë mënyrë ishte mrekulli që numri i të vdekurve nuk qe shumë i lartë, që numri i të plagosurve nuk qe i lartë, apo dhe numri i banesave e pallateve të shembura. Mrekullia ishte nga dora e Zotit që u ndal aty, por dhe nga mijëra e mijëra duar tona.”, - tha Rama, në mesazhin e fundvitit drejtuar shqiptarëve.
Ai tha se Shqipëria e ndarë nga mediat u bashkua nga tërmeti i ndodhur.
”Si rrallëherë shqiptarët u bënë bashkë përballë një tragjedi që e na tregoi sa të vegjël jemi e sa të fortë mund të jemi kur bashkë i dalim të keqes përballë. Pamë me sytë tanë vlerën e paçmueshme të njerëzillëkut të duarve të shtrira dhe ia dolëm. Po njësoj ne do ia dalim edhe në sfidën e rindërtimit pavarësisht se kurrë me parë nuk i ka rënë një barrë e tillë një qeverie.”, vazhdoi ai.