Flash News

KRYESORE

Rama: Tërmeti na solli një të mirë mes shumë të këqijave

Rama: Tërmeti na solli një të mirë mes shumë të

Ndërsa ka vizituar të tjerë banorë të prekur nga tërmeti në kufirin e Saukut me Farkën, kryeministri Edi Rama debatoi me një banor të zonës, ndërsa i përmendi përplasjet me kreun e PD, Lulzim Basha.

Rama i kërkoi të mos hapë këto tema, pasi sipas tij një të mirë që solli tërmeti ishte qëndrimi i opozitës jashtëparlamentare.

“Lere mos na ngatërro tani, boll. Të lutem tani. Një nga të mirat e tërmetit që solli gjithë këto të këqija ka qenë që të paktën na kanë ra pak rehat veshët. Se thotë populli “më thuaj me kë rri, të të them se kush je”.

Ne jemi të detyruar të rrimë me ata dhe pastaj bëhemi si ata. Leni të lutem tani”, u shpreh Rama.

Të fundit