Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama tha se “nuk bën vaki”, por në zonën e mbrojtur të Holtës është ndërhyrë me firmë, vulë e beton
“Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë në një reagim në Twitter u shpreh se nuk bën vaki të ndërhyhet në zonat e mbrojtura, siç është zona e Zagorisë.
Mirëpo, kryeministri ka rënë ndesh me fjalët e tij, pasi në një zonë tjetër të mbrojtur, në Kanionet e Holtës, është dhënë leje me firmë të Damian Gjiknurit për ndërtimin e hidrocentalit.
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka miratuar lejen e ndërtimit të Hidrocentralit në Kanionin e Holtës nga kompania private “ERA HYDRO shpk”, ndonëse punimet janë pezulluar për momentin për shkak të protestës së banorëve.
Rama tha me gojë se punimet në këtë zonë janë pezulluar, ndonëse akoma vendimi është në fuqi me firmë e vulë.
Është deputeti i PD-së Jamarbër Malltezi i cili është gjendur pranë banorëve të kësaj zone, ndërsa gjatë fjalës së tij, u shpreh se Rama po manipulon dhe televizionet informative, duke e paraqitur aktivitetin si “live” por në fakt takimi i organizuar me kolltukë e karrige ka ndodhur një ditë më parë.
“Pak para se të vija këtu, televizionet informative tregonin se po bëhej një aktivitet live me kryeministrin këtu, por në fakt është aktivitet i djeshëm. Kryeministri kur u kap në një shenjë babëzie në në zonë tjetër të mbrojtur tha se në zonat e mbrojtura nuk bën vaki. Vakia ka ndodhur dhe ka dhe firmë dhe vulë. Vakia mban formën e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe të kukullave të Edi Ramës. E shesin se është takim me banorët sot, dhe e thanë që e kanë pezulluar. Çfarë ke pezulluar me gojë, kur ke një vendim me vulë dhe firmë në fuqi. Kjo qeveri nuk merr vesh vetëm me protesta masive. Edi Rama thotë se nuk bën vaki, por ky beton vetëm 50 metra larg grykës së Holtës tregon të kundërtën. Vakia me firmë, vulë dhe me beton”, u shpreh dnër të tjera Malltezi.