Flash News

KRYESORE

Rama thërret Asamblenë e PS-së, priten lëvizje në qeveri

Rama thërret Asamblenë e PS-së, priten lëvizje në

Situata në vend duket se i ka prishur Krishtlindjet kryeministrit Edi Rama. Mësohet se kryesocialisti Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja është njoftuar se do të mbahet në datën 24 dhjetor.

Ndërkohë, katër ditë më vonë, në datën 28 dhjetor, është njoftuar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Mësohet se gjatë kësaj mbledhje do të bëhet një analizë e qeverisjes përgjatë 2018-ës.

Zëra nga brenda mazhroancës flasin se nga mbledhja në fjalë nuk përjashtohet mundësia që Edi Rama të njoftojë edhe disa ndryshime në qeveri. Por kjo është ende e pakonfirmuar.

Të fundit